Shkolla e gjuhës dhe e trashëgimisë "Besa"

Vjollca Avrami

Kordinatore

Vjollca Avrami ka qënë një nga mësueset e para të Shkollës së Gjuhës dhe Trashëgimisë Shqipe, dhe ka punuar pa u lodhur që në fillim të hapjes së saj në Mars 2006. Ajo ka punuar me pasion dhe dëshirë të madhe për të ndihmuar dhe kultivuar tek fëmijët mësimin e gjuhës shqipe, krenarinë per kulturën dhe historinë e të parëve të tyre. Vjollca është kordinatorja e shkollës. 

Bashkim Braho

Bashkim Braho ka mbi 50 vjet që i është dedikuar valles dhe kulturës Shqiptare. Ai vallëzoi profesionalisht në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë për 26+ vjet. Karriera e tij e gjerë dhe e suksesshme artistike përfshin turne ndërkombëtare në gjashtëmbëdhjetë vënde në Evropë, Afrikë dhe Azi. Tek Shkolla Shqipe ai mban gjallë kulturën dhe vallet Shqiptare ku u mëson fëmijëve valle nga të gjitha krahinat Shqiptare.

Vilma Çako

Mësuese e Matematikës

Vilma ka Bachelor of Science nga Universiteti i Tiranës për Fizikë dhe mësimdhënie. Vilma ka mbi 20 vjet përvojë si mësuese në Shqiperi dhe në SHBA. Në Shqiperi ajo ishte mësuesja e Fizikës dhe nëndrejtoresha e Shkollës së Mësme në Fier. Në SHBA ajo ka 15+ vjet pune si zvëndësuese në shkolla të ndryshme dhe ka dhënë mësim në Matematikë, Kimi, Fizikë dhe Biologji.

Daniela Field

Mësuese e Matematikës

Daniela Field ka Bachelor of Science nga MIT në Matematikë me Computer Science. Daniela është mësuesja e matematikës për studentët e nivelit parashkollor dhe K1-2. Ajo ka mbi 10 vjet përvojë në mësimdhënie dhe tutorim për studentët nga klasa e parë deri në kolegj. Daniela ka dhënë mësim për matematikë, shkencë, teknologji ne MIT, dhe tutorim për teste si psh MCAS, PSAT, SAT, ACT. 

Please reload

Ajlida Selimi Koçi

Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, Niveli i Dytë

Ajlida është doktorante në Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor në Teori dhe Kritikë Letrare. Ajo është pjesë aktive e studimeve shqiptare, duke marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus çështjen, kulturën dhe letërsinë shqiptare. Në 2010 ka filluar punë si redaktore letrare dhe, prej vitit 2015, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Me ardhjen në SHBA, punon në Salem Public Library.

Silvana Lika

Mësuese e Gjuhës dhe Letërsisë, Niveli i Parë

Silvana ka Bachelor of Science dhe dy Master në Psikologji: në Psikologjinë Kërkimore dhe Psikologjinë Klinike të Aplikuar nga Universiteti i Tunizit. Ajo erdhi në Amerikë në vitin 2007 dhe filloi punë në Shkollën Internacionale të Bostonit ku i lindi dëshira të bëhej mësuese. Silvana mbaroi Master për Edukim në Lesley University dhe është e liçenuar në Massachusetts si mësuese e fëmijëve me dhe pa-paaftësi, Prek-2.

Mimoza Mustafa

Mësuese e Abetares

Mimoza është diplomuar në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër, në degën Mësuesi, Kimi, dhe Biologji. Moza është mësuese e liçensuar për fëmijë të moshës 3 muaj deri 6 vjec, gjithashtu disponon biznesin e saj Family Day Care Newton.

Klea Arapi

Mësuese e Parashkollorëve

Klea Arapi ka Bachelor's Degree në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, si dhe Master të Shkencave në Mësimdhënien e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë nga Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali". Ka punuar dy vite si mësuese e gjuhës shqipe  për nxënësit e klasës së pestë dhe  të gjashtë, në shkollën "Muco Delo" të qytetit të Vlorës. Në vazhdimësi të studimeve për Early Childhood Education. Punon si mësuese zëvendësuese në Quincy Public School. Ajo që e ka bërë pjesë e Shkollës Shqipe është  dashuria për gjuhën amtare dhe dëshira e madhe për ta përcjellë atë në breza.

Please reload